Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Sot në Gjermani është duke u mbajtur Samiti i Berlinit, ku pjesëmarrës janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Sot në Gjermani është duke u mbajtur Samiti i Berlinit, ku pjesëmarrës janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Atje do të zhvillohen një mori takimesh të drejtuesve të vendeve të këtij rajoni me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në takim palët do t’i pres edhe Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Veçse ajo më veçantë se të tjerët do t’i takojë zyrtarët nga Kosova dhe Serbia. Në faqen zyrtare të BE-së, njoftohet se Mogherini do të takojë një përfaqësues të një vendi, qoftë ai president ose kryeministër. Kurse Kosova dhe Serbia do të priten me delegacione. Nga Kosova në Berlin ndodhen, kryetari Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …