Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në Gjilan nis manifestimi tradicional ‘Flaka e Janarit 2018’, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demostratave për Flamur.
“Gjatë këtij muaji, fokusi kryesor është manifestimi “Flaka e Janarit”, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demostratave për Flamur. Ky manifestim është tejet i rëndësishëm pasi i kushtohet vlerësimit të dëshmorëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme. Këtë vit, do ta nderojmë edhe njeriun i cili dha shumë për lirinë e shqiptarëve, heroin Metush Krasniqi”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri. Sipas agjendës, kryetari Haziri pret në takim rektorin e UKZ “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, pas këtij takimi, Haziri dhe ekipi i tij bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve, dhe pastaj do ta vizitojnë edhe Kazermën e FSK-së në Gjilan.