Masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga shteti serb në Reçak e quajti trillim, dënohet me 2 vjet burg Ivan Todosijeviq

Sot në Gjykatën e Prishtinës ka filluar shqyrtimi gjyqësor lidhur me organizatën, “Syri i Popullit”

Sot në Gjykatën e Prishtinës ka filluar shqyrtimi gjyqësor lidhur me organizatën e quajtur,  “Syri i Popullit” me ç’ rast janë akuzuar për vepra penale: Murat Jashari,  Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirie Luzha, dhe Rexhep Topllana. Kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi-Jashanica Mori vendim që seanca të jetë e hapur për publikun ndryshe prej herës së kaluar kur ishte mbyllur. Gjatë deklaratave të tyre para trupit gjykues  të gjithë të akuzuarit e deklaruan pafajësinë e tyre. Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Sadri Ramabaja ka deklaruar se ky proces gjyqësor  kundër tij ai nuk është tjetër veçse  një viktimë e politikës. Gjykimi po vazhdon.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …