Sot në Gjykatën Speciale do të vazhdojë gjykimi kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë kohës së luftës si komandant “Cali”. Gjykimi ka filluar më 15 shtator të vitit 2021. Në gjykimin kundër eprorit të lartë të UÇK-së deri më tani janë dëgjuar disa dëshmitarë instruktuar dhe të mbrojtur, ndërkohë që pritet të paraqesin dëshmitë e tyre të edhe disa dëshmitarë të tjerë të përfolur si bashkëpunëtorë të ish regjimit serb, tani të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Aktakuza kundër Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai ishte arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendime për gjoja krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
