Nesër, në Gjykatën Speciale, pritet të mbahet seanca e radhës kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë

Sot në Gjykatën Speciale fillon gjyqi kundër krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Sot në Gjykatën Speciale pritet të fillojë  gjyqi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi  dhe  Rexhep Selimi. Me këtë rast, avokati i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, ka deklaruar se Thaçi  ka sakrifikuar shumë  gjatë këtyre viteve andaj shpreson se në sallën e gjyqit do të provohet se ai ishte njeri i ndershëm e i sinqertë. Ky njeri sakrifikoi gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresojmë se ne do të jemi në gjendje ta nxjerrim atë në sallën e gjyqit dhe të tregojmë se ai ishte një njeri i ndershëm, i sinqertë dhe të sjellim lirimin e tij, tha avokati Gregori për agjencinë, Reuters. Krerët e UÇK-së që nga nëntori i vitit 2020 po mbahen në paraburgim pasi po përballen me 10 akuza për krime lufte. Që nga ngritja e aktakuzës, katër të akuzuarve në vazhdimësi iu kanë refuzuar kërkesat  për mbrojtje në liri. Dje në Prishtinë u mbajt  një marshim masiv  me pjesëmarrje  të afër 100 mijë qytetarëve në përkrahje të krerëve dhe luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …