Sot në Gjykatën Speciale ka dëshmuar edhe Kroati, Mirko Jukiq, në gjykimin kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Sot në Gjykatën Speciale ka dëshmuar edhe Kroati, Mirko Jukiq, në gjykimin kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Sot në Gjykatën Speciale ka dëshmuar edhe Kroati, Mirko Jukiq në gjykimin  i cili po mbahet kundër krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në kohën e rrjedhjes së dokumenteve ai ka qenë punonjës i sigurisë së dëshmitarëve në ZPS dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ka kontaktuar me rreth 30 dëshmitarë. Sipas tij, dëshmitarët kanë qenë të frikësuar si shkak i publikimit të dokumenteve andaj disa prej tyre i kanë zhvendosur nga Kosova. Pas rrjedhjes së informacioneve dhe dokumenteve, kemi marrë disa telefonata nga dëshmitarë që shfaqen shqetësimet e tyre që ishin të frikësuar në lidhje me faktin që emrat e tyre ishin bërë të njohur në mediat në Kosovë dhe rajon. Ne morëm vendim që t’i thërrasim në telefon dhe t’i informojmë që emrat e tyre kishin rrjedhur, ishin në dokumentet publike dhe gjitha njohuritë e mia në deklaratë kanë të bëjnë me kontaktet që kam pasur me ata njerëz”, ka thënë dëshmitari kroat Mirko Jukiq.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …