Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Sot. në Gjykatën Speciale, në Hagë,  ka filluar gjyqi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi  dhe  Rexhep Selimi. Fillimisht krerëve të UÇK-së prokurorja e rastit u ka  lexuar paragrafët e aktakuzës së ndryshuar dhe të njëjti janë pyetur nëse e kuptojnë aktakuzën. I pari u pyet ish-kryetari i Kosovës,  Hashim Thaçi. Në përgjigje  Thaçi tha: E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm. Më pas u pyet ish kryekuvendari,  Kadri Veseli, i cili  shprehu pakënaqësinë e tij për vonesën 2 vjet e gjysmë të fillimit të gjykimit.  Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës ka  deklaruar edhe Rexhep Selimi. Zëdhënësi  i UÇK-së dhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Jakup Krasniqi tha se nuk ka lidhje me asnjë nga pikat e aktakuzës që i lexoi prokurorja. E kam vështirë ta kuptoj aktakuzën dhe mënyrën si është përpiluar, nuk kam asnjë lidhje me asnjërën pikë. E kuptoj ashtu siç është, por nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Plotësisht jam  pafajshëm, u shpreh, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …