Sot në Gjykatën Speciale ka folur, Kapllan Parduzi, dëshmitari i tetë i mbrojtjes së Salih Mustafës

Sot në Gjykatën Speciale ka folur, Kapllan Parduzi, dëshmitari i tetë i mbrojtjes së Salih Mustafës

Luftëtari i lirisë, Kapllan Parduzi,  sot në fjalën e tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë  ka folur për takimet me eprorin e UÇK-së gjatë luftës, Salih Mustafa, me të cilin ka  biseduar  në korrik të vitit 1998. Dëshmitari Parduzi ka treguar për plagosjen e tij më 10 prill 1999 dhe ku ishte trajtuar dhe si ishte bërë përpjekje  për ta dërguar në Maqedoni, për shërim. Ndërkohë që ka treguar edhe sesi ishte ndihmuar nga Salih Mustafa. Ai u shpreh se për herë të parë Salih Mustafën e ka takuar me më shumë gjasa në Bajgorë sepse aty sipas tij, Mustafa sillte njerëz për t’u u rekrutuar në UÇK. Kapllan Parduzi tregoi se nga maji i vitit 1998 ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i Brigadës 151 të Zonës Operative të Llapit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …