Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër krerëve të luftë së UÇK-së. Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra e ballafaqoi dëshmitarin me disa deklarata në të kaluarën, në të cilën ai ia lë fajin përkthimit, për pasaktësi. Ajo e ka pyetur dëshmitarin lidhur me disa dëshmi që ai i kishte dhënë në të kaluarën, e të cilat në disa pika nuk përshtaten me dëshminë e sotme. Avokatja e ka pyetur dëshmitarin se kur iu tregua dokumenti thotë se nuk iu kujtohej sa ka qenë data kur e keni bërë këtë ankesë? Në pyetjen e avokates se a është marrë numri 1 nga UÇK-ja nga shtëpia e tij? dëshmitari ka deklaruar se nuk është e vërtetë që është marrë në shtëpi, por ka mundur të ndodhë ndonjë gabim të përkthimi. Në pyetjen se ke dhënë shumë dëshmi ku keni thënë se keni parë katër veta me maska, deshmitari thotë se me dy prej jam ballafaquar më shumë, por nuk jam i sigurt se sa kanë qenë. Në pyetjen e avokates se më 22 janar 2003 ke dhënë një dëshmi ku keni përmendur emrat e personave që dyshoni se kanë qenë ekzekutuesit, dëshmitari thotë se ka përmendur dy personat që i kam parë. Kurse të tjerët janë që më kanë thënë pastaj. Dy i kam parë personalisht, ata janë me numrat 12 dhe 13, ka thënë dëshmitari i cili ka ndërruar disa pjesë të dëshmive paraprake, duke fajësuar përkthyesit, për pasaktësi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …