Gucati - Haradinaj

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, po mbahet seanca gjyqësore kundër krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka filluar seanca gjyqësore kundër krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në këtë seancë pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e provave në rastin e Nasim Haradinaj. Seanca e fundit në këtë rast ishte mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ku mbrojtja e Nasim Haradinajt kishte thënë se ai nuk i ka penguar hetimet dhe as punën e Zyrës së Prokurorit. Provat të cilat do të paraqiten në emër të Haradinajt do të dëshmojnë që ai nuk ka bërë kërcënime kundër dëshmitarëve të mbrojtur. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …