Sot, në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit Ndërkohë po vazhdon paraqitjen e tij dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit Skënder Zhitia. Ky dëshmitar është planifikuar të dëshmojë publikisht. Gjykimi do të vijojë nga sot deri në të enjten. Javën që shkoi u mbajtën tri seanca gjyqësore, pas rikthimit të trupit gjykues nga pushimi. Kurse në shtator pritet të mbahen 13 seanca, raporton RTK. Administratorja e Gjykatës në Hagë, javën që shkoi, ka marrë vendim për emërimin e Rodnej Dixonit, avokat i ri i Kadri Veselit. Emërimi i tij u vendos pasi që Kadri Veseli dhe avokati Ben Emmerson. kanë ndërprerë në mënyrë të parevokueshme marrëdhënien e tyre klient-avokat.
