Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon gjykimi i krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, do të vazhdojë gjykimi kundër  krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Burimet e medieve  bëjnë të ditur se edhe sot  do të vazhdojë paraqitjen  dëshmitarja mbrojtur e Zyrës së Prokurorit. Javën e kaluar,  kryetari i trupit gjykues, Charles Smith kërkoi  seancë private për të diskutuar një çështje në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitares. Pritet  që gjatë  kësaj jave të mbahen tri seanca. Gjykimi kundër krerëve të UÇK-së ka filluar  më 3 prill të vitit të kaluar dhe për afër 10 muaj, janë paraqitur vetëm 40 dëshmitarë nga më shumë se 200 syresh sa janë planifikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …