Në seancat paraprake para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, gjatë javës së kaluar ka dëshmuar, Zenka Pumper që është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit. Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe gjykimi do të vazhdojë sot. Në shtator të viti 2020 hetueses së Prokurorisë, Pumper, Zyra i ishte kërkuar të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Në OVL të UÇK-së kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorisë. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë, prejse edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …