Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Dihet se deri tani ka përfunduar dëshminë dëshmitari i shtatë i Prokurorisë. Ashtu sikur edhe dëshmitarët paraprakë edhe i fundit kanë dhenë dëshmitë e tyre, të seanca të mbyllura, gjoja për shkak se po u rrezikuakan nga të pandehurit, edhe pse ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Në këtë çështje gjyqësore, Trupi Gjykues më 6 qershor rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, për t’i tërhequr vërejtje, avokatit, Dastid Pallaska, lidhur me deklaratat e tij publike në medie. Trupi Gjykues konstatoi se deklaratat e z. Pallaska për RTK-në, ndonëse shpesh të pabazuara dhe të pasakta, nuk ishin përpjekje për të çorientuar qëllimisht publikun, apo për të ndikuar në vendimin e Trupit Gjykues dhe as nuk u nxor informacion konfidencial, ashtu sikur pretendon Prokuroria.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …