Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, filloi gjykimi kundër Pjetër Shalës. Në vendimin e trupit gjykues, është bërë e ditur se Zyra e Prokurorit dhe mbrojtja e viktimave kanë nga dy orë veç e veç në dispozicion për të paraqitur deklaratat hyrëse. Derisa, mbrojtja e Pjetër Shalës, do të paraqes deklaratën e tyre hyrëse pasi të përfundojnë prokuroria e mbrojtja e viktimave. Pasi iu ka lexuar aktakuza, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm. Ai ka thënë para trupit gjykues se unë i kuptoj të gjitha akuzat, mirëpo të gjitha këto janë shpifje dhe trillime. Deklarohem i pafajshëm, ka saktësuar, Pjetër Shala. Në ditën e fillimit të gjykimit ndaj Pjetër Shalës në Hagë prokuroria ka treguar pretendimet e saj duke thënë se i akuzuari ishte i përfshirë në kryerjen e krimeve, që sipas tyre janë kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. Sipas prokurorisë, dy nga tri dhomat janë përdorur për të mbajtur të ndalurit dhe të cilat prokuroria pretendon se janë ruajtur me armë nga ushtarët e UÇK-së. Prokurori Filipe Deminik ka deklaruar se njëri nga dëshmitarët kishte dhënë deklarata të rreme në të kaluarën, por qëndron fakti që i njëjti kishte qenë viktimë në fabrikën e Kukësit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …