Sot në Gllogjan, u shënua 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe. Duke filluar nga ora 11.00 u mbajtën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Glloxhan, pastaj e Manifestimi Qendror. Në shënimin e 26- vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetorit të sulmit të NATO-s, kundër forcave ushtarake e policore serbe, u shënua edhe 26-vjetori i përjetësimit në altarin e atdheut të dëshmorëve: Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetajt, të cilët me guxim e trimëri dhanë jetën, për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Në këtë manifestim morën pjesë komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi Rifat Jashari e shumë të tjerë.

default