Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta, veterani i UÇK-së, Elmi Morina nga Qëndresa e Klinës, luftëtari i dalluar i Brigadës 122 “Imer Krasniqi” i Zonës Oprative të Pashtrikut. Elmi Morina ka qenë edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës. Sipas familjarëve të tij ai po vuante nga një sëmundje e rëndë. Varrimi i të ndjerit u bë sot në orën 15:00, në varrezat e dëshmorëve, në Grabanicë të Klinës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …