Sot para objektit të Gjykatës Speciale, në Hagë, bashkatdhetarë liridashës nga Gjermania, Franca, Luksemburgu, Holanda dhe shtete të tjera kanë protestuar në mbështetje të krerëve të luftës së UÇK-së, të cilët q një vit po mbahen në burg. Me pankarta në duar protestuesit thanë se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht nga kjo Gjykatë gjersa Serbia është ajo që ka bërë krime dhe duhet të dënohet. “Serbia bëri krime prandaj ajo duhet të dënohet. Kriminelët serb ende janë të lirë’’ ka shkruar Hasan Haxha, mërgimtarë në Gjermani, njëri nga protestuesit. Sipas tij protesta nuk u paralajmërua dhe e vetmja arsye që ata dolën para Gjykatës Speciale ishte bashkëndjenja për krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burg ndërsa u shprehën të pakënaqur me udhëheqjen e Qeverisë së tanishme të cilët po tregohen të pa interesuar për gjithë këtë situatë, raporton ‘Demokracia’. Diaspora është me krerët e UÇK-së. Jemi të pakënaqur që në Kosovë ka parti dhe njerëz që sillen sikur asgjë s’po ndodh. Duhet një reagim ma i madh i Kosovës për këtë gjykatë politike’”, u shpreh Hasan Haxha.