Sot pritet të mbahet gjykimi i dytë në Gjykatën Speciale në Hagë, kësaj radhe kundër përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik, Angela Griep, tha se në seancën e 7 tetorit kryetari i trupit gjykues do të bëj hapjen e gjykimit, do të kërkojë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar leximin e aktakuzës, e do të pyesë të akuzuarit nëse i kanë kuptuar akuzat kundër tyre. Më tutje, ajo ka deklaruar se Gucati dhe Haradinaj do të informohen nga kryetari i trupit gjykues për disa nga të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë gjykimit, e më pas do të vazhdohet me deklaratën hyrëse të Prokurorisë. Kurse, dëgjimi i dëshmitares së parë në këtë rast, pritet të fillojë më 18 tetor.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …