Sot, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, u mbajt tryeza ” Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në botimet tona historike: studime dhe sfida”. Botimet mbi Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, – tryezë prezantimesh dhe debati me ekspertë të fushës, departamenti i Mesjetes, Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë dhe Instituti i Historisë – IH / Albanian Institute of History. Me një numër të konsiderueshem studimesh, monografish, permbledhjes me dokumente dhe perkthime ne shqip nga studiues te njohur të huaj, të lidhura me Skënderbeun, aktivitetin, rolin, marredheniet nderkombetare dhe trashegimine historike të tij.
Tryezen e shpalli te hapur Prof. asoc. dr. Emine Hajdari, Shefe e Departamentit antike – mesjetë
Ne Këshilli Organizues ishin:
Prof. dr. Afrim Krasniqi, Prof. dr. Teuta Shala-Peli, Prof. asoc. dr. Emine Hajdari, Prof. dr. Edmond Malaj, Prof, asoc. dr. Fitim Rifati, Dr. Ardian Muhaj
Me referatet e tyre u paraqiten:
Prof. dr. Bedri Muhadri, Lufta çlirimtare shqiptare në kohën Skënderbeut
Dr. Ardian Muhaj, Synimete politikës detare të Skënderbeut Përpjekjet për afirmim politik në hapësirën adriatike
Prof. dr. Gjon Berisha, Titujt dhe ofiqet e Skënderbeut
Dr. Alvin Saraci: Skënderbeu sipas këndvështrimit venedikas duke u bazuar edhe tek burimet shqiptare
Prezantimi i botimeve të Institutit të Historisë “Ali Hadri” –
Prishtinë dhe Institutit të Historisë Tiranë, kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut:
Prezantimi i botimeve të Institutit të Historisé – Tiranë: Prof. dr. Edmond Malaj
Prezantimi i botimeve të Institutit të Historisé “Ali Hadri” – Prishtinë: Prof. dr. Teuta Shala-Peli.
Vlenë të theksohet se vetëm Radio Kosova e Lirë ishte nga mediet prezente në ketë tryezë të rëndësishme.