Sot në Junik, në 23-vjetorin e rënies, u përkujtua dëshmori i kombit, Bashkim Leku

Sot në Junik, në 23-vjetorin e rënies, u përkujtua dëshmori i kombit, Bashkim Leku

Organizuar nga komuna  e Junikut dhe ajo e Drenasit, si dhe nga  familjarë e bashkëluftëtarë të dëshmorëve, sot, në Junik u përkujtua dhe u nderua vepra e dëshmorit,  Bashkim Leku, në 23 vjetorin e rënies së tij.

Në fjalën e tij para familjarëve dhe të pranishmëve kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi,  tha se sot po qëndrojmë këtu në Junik e në Drenicë për të përkujtuar sakrificën sublime të dëshmorëve të UÇK-së dhe shumë brezave të tjerë me bashkimin e pushkëve për çlirimin e Kosovës.

Homazhet pranë lapidarit të dëshmorëve, përvjetorët dhe përkujtimet na rikujtojnë se sa sfidues dhe i kushtueshëm  ishte rrugëtimi për liri, duke na bërë të përulemi para veprës më sublime të dëshmorëve dhe heronjve siç është flijimi për liri, ka thënë ndër tjera kryetari i Junikut Agron Kuçi para të pranishmëve. Sikur  dihet gushti i vitit 1988, ishte  shumë i rëndë  jo vetëm për Junikun por për gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për gjithë Kosovën pasi që në këtë muaj, në betejat e Junikut ranë shumë dëshmorë në mbrojtje të atdheut. Ndër ta edhe Bekim Berisha “Abeja” Bedri Shala, Bashkim Leku, Permet Vula, Elton Zherka e shumë e shumë luftëtarë të  tjerë.

Dëshmori, Bashkim Leku u përkujtua nga bashkëluftëtarët,  Niman Tofaj dhe Fatmir Kiçina të cilët e lartësuan veprën  dhe heroizmin e tij.

Ndërsa luftëtari i lirisë,  Enver Hajdari, tha se ky vend dhe këto male duhen të respektohen se për këtë i kemi krijuar këto insitutcione, pasi që për të ardhur te liria është dashur të derdhet gjak, ne si organizatë e dalë nga lufta I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që t’ i ndal padrejtësitë që po iu bëhen krerëve të UÇK-së dhe popullit liridashës.

Vëllai i dëshmorit, Demir Leku e falënderoi kryetarin e komunës,  Agron Kuçi për pritjen dhe organizimin, po ashtu i përshëndeti të pranishmit, po ashtu u shpreh se me datën 6 gusht, familja Leku e ka të vështirë dhe ndjenë mungesën e Bashkimit, por me ardhjen e tyre në Junik, ata nuk ndjehen vetëm, dhe ndjehen krenarë për veprën e familjarit të tyre.

Në fund të pranishmit bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te pllaka përkujtimore e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …