Sot në katër komunat në veri të vendit do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarë. Në garë do të jenë tri subjekte politike, teksa dy prej tyre janë shqiptare. Vetëvendosje dhe PDK do të sfidojnë Listën Serbe në katër komunat e banuara me shumicë jo shqiptare. Zgjedhjet e nesërme janë paralajmëruar se do të përcillen edhe me incidente, mirëpo nga Policia e Kosovës po tregohen të gatshëm për ruajtjen e rendit dhe qetësisë. Nga Policia e Kosovës, është thënë se kjo e fundit e ka përgatitur me kohë planin operativ për këtë proces zgjedhor. Qëllim tjetër, sipas Policisë së Kosovës është edhe ruajtja e qetësisë pas procesit të zgjedhjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …