Këtë të hënë në një ceremoni rasti diplomojnë kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të gjeneratës 2018. Cremonia zhvillohet në kazermën “Skënderbeu’’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj, duke filluar nga ora 11:00. Në ceremoni pritet të marrin pjesë, ministri i FSK-së, komandanti i FSK-së dhe oficerë të FSK-së. Të ftuar në këtë ceremoni janë edhe udhëheqësit shtetërorë dhe institucionalë, mysafirë të shumtë dhe familjarët e kadetëve.
