Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u mbajt ceremonia e diplomimit të 15 kadetëve të gjeneratës së klasës 2023. Përveç drejtuesve të lartë të FSK-së e Ministrisë së Mbrojtjës, mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Ky i fundit tha se çdo gjeneratë e re, dëshmon për vullnetin që është për të ndërtuar sistemin e mbrojtjes. Duke rikujtuar se themelet e FSK-së janë mbi mundin dhe sakrificën e UÇK-së, ndihmën për clirim nga NATO, e ndërtimi i saj është bërë dhe po bëhet me mbështetjen e vendeve të ndryshme perëndimore dhe aleate, kryeministri tha se FSK është e hapur për çdo të re dhe të ri, deri në moshën 25 vjeçare. “Kemi lidhur bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë. Nga sot përveç gradën e oficerit, ju do ta keni mbi supe ruajtjen e qytetarëve dhe sovranitetin”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …