Sot në orën 14:00 në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan do të bëhet varrimi i luftëtares së lirisë, intelektuales, studiueses dhe veprimtares, Fetnete Ramosaj, e cila ndërroi jetë ditë më parë, në moshën 47-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Këshilli Organizativ i varrimit ka bërë të ditur se paraprakisht, në orën 12:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit të saj, në Hollin e Pallatit “Jusuf Gervalla” në Deçan. Pastaj në orën 13:00 do të mbahet mbledhje komomorative në Shtëpinë e Kulturës “Jusuf Gervalla” nga ku edhe niset kortezhi për në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …