Gjenerata e dytë e rekrutëve të FSK-së filloi trajnimin bazik në Ferizaj

Sot në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Koshare u rivarros trupi i dëshmorit, Ragip Xhafer Shulemaja

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, invalidëve e veteranëve të UÇK-së,  sot në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Koshare,  u rivarros trupi i dëshmorit, Ragip Xhafer Shulemaja.

Para të pranishmëve për jetën dhe veprën e dëshmorit foli, Albana Shulemaja, e cila tha se  Rakipi u lind në një vatër të zjarrtë atdhetare, të familjes së gjerë Shylemaja e cila rrënjët e saj i ka në Toplicën shqiptare. Ai  rritej e burrërohej me dashurinë e zjarrtë të tokës, ku u lind, me përkujdesjen e babait të tij, Xhaferit e të familjes, po rritej në një kohë të vështirë të sundimit të egër të Serbisë e të gjithë Jugosllavisë, që i mbante nën pushtim një pjesë të madhe të viseve shqiptare. Dhuna e egërsia serbe shfaqej pa hezitim, me gjithë forcën e brutalitetin ushtarak e policor, por gjaku i kulluar i shqiptarit po gjallëronte,  po lindnin filiza të rinj, siç kishte lindur në vatrën e shkëlqyer të atdheut edhe Ragipi, për t’u bërë dritë e lirisë dhe frymëzim i bashkim i atdheut, duke shërbyer  e luftuar me denjësinë  më të madhe e heroike në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Një fjalë rasti për dëshmorin e foli para të pranishmëve, ish-eprori i luftës në Koshare, Hisen Berisha, i cili ka vlerësuar lartë luftën dhe qëndresën e luftëtarit të lirisë, tani dëshmor i kombit, Ragip Xhafer Shulemaja, trupi i të cilit tani pushon në përjetësi me të gjithë bashkëluftëtarët.

Në fund të pranishmit i përshëndeti djali i dëshmorit, Bekim Shulemaja. Ai kërkoi nga organet relevante që të bëjnë përpjekje për të sqaruar edhe më tej rrethanat në të cilat është vrarës, babai i tij, Ragip Shulemaja.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …