Sot në Dardanë do të përfundojë ushtrimi fushor “Partnerët 2019” dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati do të presë në takim zëvendëskomandantin e forcave tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj, në Qendrën Operative Emergjente. Të pranishëm do të jenë ekipet reaguese emergjente, komiteti për mbrojtje dhe shpëtim dhe akterët e tjerë. Ushtrimet simuluese në Komunën e Dardanës përfundojnë sot me situatën e fundit “Kordon kërkimi”, e cila do të realizohet në Vaganesh në orën 12:30.
