Sot në komunën e Drenasit është mbajtur Kuvendi Themelues i Bashkimi Demokratik, Ajvaz Berisha, u zgjodh kryetar

Sot  në komunën e Drenasit është mbajtur Kuvendi Themelues i Bashkimi Demokratik, Ajvaz Berisha, u zgjodh kryetar. Në prani të shumë  qytetarëve të kësaj komunë, kryetari i sapozgjedhur tha se veprimtaria e kësaj partie fillimisht, do të përqendrohet në Drenas, me synim të qartë që pastaj të  rritët dhe zgjerohet  gjithandej Kosovës. Ai ka shtuar se programi  politik prezanton një koncept të detajuar, ambicioz dhe modern të qeverisjes lokale, dhe duke bërë thirrje që qytetarët e Drenasit të votojnë atë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Bashkimi Demokratik ofron një gamë të shtuar të mundësive, me qëllim që qytetarët e Drenasit në radhë të pare të jenë më aktiv në jetën shoqërore dhe politike të komunës, por edhe të shtojmë aktivizmin qytetar e përfshirjen në vendimmarrje.

Drenasi ka pasur sfida të shumta gjatë gjithë periudhës së pasluftës, që ndërlidhen edhe me mënyrën e qeverisjes lokale, të menaxhimit të resurseve, të përcaktimit të prioriteteve zhvillimore dhe përfshirjes së ulët të qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Në këtë aspekt, “Bashkimi Demokratik” ka një vizion të qartë dhe synon bashkimin e të gjitha forcave, që nga shoqëria civile, njerëzit politikisht joaktiv e deri te subjektet politike që e përqafojnë vizionin politik të qendrës liberale, për të qeverisur bashkë me plot dinjitet duke iu referuar thënies së vjetër: “Bashkimi bën fuqinë”. Prandaj ne bëjmë thirrje që të bashkohemi rreth programit tonë me qëllimin e vetëm dhe primar – përparimin e Drenasit”, ka thënë Ajvaz Berisha, kryetar i sapo zgjedhur.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian miraton agjendat e reformave për pesë vende të Ballkanit Perëndimor

Vendet e Bashkimit Evropian miratuan të premten agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit …