Komuna e Hanit të Elezit kujtohen trembëdhjetë dëshmorë të rënë në luftën e fundit çlirimtare. Kjo trevë veçohet për kontribut në logjistikën e UÇK-së, si dhe për disa beteja kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Sot me aktivitete të ndryshme tematike, përkujtimore e kulturore organizuar nga komuna do të shënohet Dita e Dëshmorëve. Duke filluar në orën 16.00 do të mbahen omazhe te kompleksi i “Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Pustenik. Në orën 17:00 shfaqet programi muzikor nga Shoqëria Kulturore “SHARRI”në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”. 29 Gushti, ”Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit” është radhitur në kalendarin e ngjarjeve zyrtare të komunës për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, të gjithë ata që luftuan e punuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe familjeve të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …