Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të martën, ditë zie në Kosovë, në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë dje në Turqi pas një sëmundje të rëndë. “Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e martë, 22 gusht 2017, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas vdekjes të Dr. Bajram Rexhepi, veteran i UÇK –së, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish kryeministër i Kosovës, ish ministër i Punëve të Brendshme, ish deputet i Republikës së Kosovës dhe kirurg.”, thuhet ndër tjerash në vendimin e Thaçit. Me vendim të kryetarit të vendit, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
