Milit Shehu

Sot në Krushë të Vogël, në rrethana të pasqaruara është vrarë, Milit Shehu, 41 vjeçar, ish-ushtar i UÇK-së

Sot në Krushë të Vogël, në rrethana ende të pasqaruara  është  vrarë Milit Shehu, 41 vjeçar, ish-ushtar i UÇK-së. Ai është gjetur i vrarë, mëngjesin e sotëm në rrethana të pasqaruara, afër vendit të tij të punës, përballë stacionit hekurudhor. Në masakrën e Krushës së Vogël nga forcat serbe  ka të vrarë 5 anëtarë të familjes, të atin dhe 4 vëllezër, përcjell Gazeta e Prizrenit.net”. Banorë të fshatit Krushë, thanë viktima ka qenë roje nate, në një market, diku 40-50 metra përballë, stacionit të hekurudhës dhe pasi ai nuk ka pasur ndonjë sherr me dikë. “Ai ka qenë njeri i urtë e punëtorë, që ka shikuar punën e tij. Kjo është një dhembje jo vetëm për familjen, por për të fshatin dhe më gjerë,  duke ditur se pos që ka qenë i sjellshëm, ka shpëtuar nga lufta, ndërsa u vra në rrethana misterioze në vendin e punës”, tha Agron Limani, njëri nga aktivistët e fshatit.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe SHBA-në

Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve …