Bashkia Kukës, Qendra Kulturore “Hasan Prishtina” sot i ka hapur dyert e mikpritjes me promovimin e librit me monografi kushtuar dëshmorit të kombit Selver Bajram Maqkaj. Pas intonimit të himnit kombëtar, në mënyrë kronologjike u paraqit para të pranishmeve biografia e dëshmorit Selver Maçkaj, duke iu referuar librit “Monografisë Selver Maqkaj – Dëshmor i kombit“, të autorës bashkëshortes së dëshmorit, Xhyhere Vezaj Maçkaj. Pastaj u lexuan pjesë nga libri në fjalë.
Redaktorja e librit Mevlude Saraçi, tregoi se është ndarë kjo datë të bëhet përurimi sepse është kjo datë e para 20 viteve kur dëshmori Selver ishte ardhur në Kukës. Ajo lartësoi me të drejtë figurën e dëshmorit Selver Maçkaj dhe të tjerëve. Jeta e tyre i tejkaloi përmasat individuale dhe familjare. Ata dhuruan krenari dhe frymëzim. Jeta e tij ishte e mbushur me përplot sakrificë, ai dha më të shtrenjtën, jetën dhe erdhi nga Italia, kur atdheu e thirri.
Habib Zogaj gazetar lufte në radion Kosova e Lirë tani drejtor i Radio Malishevës solli para të pranishmeve dy tre raste të rënda të luftës. Shokët që na ranë afër ishin madhështore. Këtë monografi e dallon fakti se qifti Mackaj është se njëri bënë historinë e tjetri shkruan histori tha ndër të tjera drejtori i radio Malishevës z. Habib Zogaj.
Vëllai i dëshmorit Selver Maçkaj me shumë emocion kujtoi 20 vjetorin e ardhjes në Kukës, dhe i falënderoi të pranishmit për ardhjen. Manifestimi u përmbyll me një recital të prof Rizah Vata.