Një vit më parë, më 9 e 10 maj 2015, në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, u zhvilluan luftime mes një grupi të armatosur të luftëtarëve shqiptarë, shumica syresh luftëtarë të tri luftërave tona çlirimtare dhe forcave policore sllavo-maqedonase, të cilat kishin rrethuan lagjen dhe kishin intervenuar ne befasi. Pas luftimeve të ashpra madje edhe fyt për fyt gjatë atyre dy ditëve kanë rënë dëshmorë: Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj dhe Nusret Kaloshi. Gjatë luftimeve janë vrarë edhe tetë policë sllavo-maqedonas, të njësive speciale dhe janë plagosur shumë të tjerë. Për nder të një vjetorit të rënies së këtyre dëshmorëve Familjet e dëshmorëve në Kumanovë në përkujtim të të rënëve dhe të burgosurve, paralajmërojnë një marsh përkujtimor, thuhet në një kumtesë të Këshillit të Familjareve. Marshi do të mbahet nga “Lagja e Trimave” deri në hyrje të qytetit të Kumanovës. Nesër në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore, nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Gjakovë, në bashkëpunim me Familjarët e Dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …