Sot, më 18 prill 2023, në orën 17.00 në ambientet e Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, mbahet akademi përkujtimore në nderim dhe respekt të 76 dëshmorëve të Prishtinës me rrethinë. Janë ftuar për të marrë pjesë në këtë Akademi, familjarë dëshmorësh, invalidë e veteranë të luftës, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë liridashës nga vendi e më gjerë.
