Kuvendi

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët e partive opozitare kanë kritikuar ministrat për mos-praninë e tyre në seancë plenare

Partitë opozitare kanë kritikuar ministrat për mos-prezencën e tyre në seancë plenare. Ata thanë se kjo është pa përgjegjshmëri dhe se nuk po arrijnë të parashtrojnë pyetjet parlamentare për kabinetin qeveritar. Paraprakisht, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujveci tha se kryeministri dhe disa ministra nuk janë të pranishëm për shkak të agjendës. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se është e pakuptimtë të qëndrojë në këtë seancë plenare, meqë ministrat nuk janë të pranishëm. Më pas reagoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili tha se është seancë e veçantë me pyetje parlamentare. Ganimete Musliu kërkoi të replikojë, por nënkryetarja Saranda Bogujevci  nuk e lejoi. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj u shpreh se është pa përgjegjësi e kabinetit qeveritar, meqë nuk po marrin pjesë në këtë seancë plenare. Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e quajti të papërgjegjshme qeverinë. Ministrat e pranishëm nuk u përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve të PDK-së, siç thanë për shkak të mos votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Kjo nxiti deputetët opozitarë të lëshojnë seancën plenare, derisa e njëjta për rreth një orë vazhdoi me prezencën e vetëm deputetëve të mazhorancës, të cilët parashtruan pyetje.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …