Sot në Kuvendin e Kosovës do të hedhet në votim, në lexim të dytë i projektligji për buxhetin e vitit 2021

Sot në Kuvendin e Kosovës do të hedhet në votim, në lexim të dytë i projektligji për buxhetin e vitit 2021

Sot me fillim prej orës 14:00 do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku rend dite është votimi në lexim të dytë i projektligjit për buxhetin e vitit 2021. Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare në ora 14:00, për të votuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Projektligji për buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro. Qeveria e Kosovës miratoi më 30 tetor buxhetin 2021, i cili planifikon të hyra sipas parashikimeve fiskale 1 miliardë e 885.9 milionë euro ose 97.4 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar. Shpenzimet buxhetore për 2021 parashikohet të jenë 2 miliardë e 412.6 milionë euro apo 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …