Kuvendi i Republikës së Kosovës hap sot punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Konferenca ndërkombëtare, me temën “Të jesh në hap me Evropën”, do të zhvillojë punimet online, duke filluar në orën 9:30 deri në orën 16:30. Hapjen e konferencës do ta bëjë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe kryetarja e Komisionit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së, Fitore Pacolli Dalipi. Më pas do të vijohet me panele diskutimi për tri tema të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …