Sot në Kuvendin e Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar Ligji për Prokurorinë Speciale. Këtë ligj e ka mbështetur shumica parlamentare, por jo edhe opozita, e cila kërkuar që kjo nismë ligjore të kthehet në lexim të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar që për shkak të kundërshtisë ndaj një paragrafi, do të kërkojnë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi kërkoi miratimin e këtij ligji. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Driton Selmanaj tha se partnerët ndërkombëtar dhe shoqëria civile ka rekomanduar heqjen e një paragrafi, por shumica parlamentare nuk e ka marrë parasysh. Ai shtoi se nëse një gjë e tillë nuk ndryshon, detyrohen ta dërgojnë për interpretim në Kushtetuese. Ndërsa, deputeti Rrustemi tha se është shtjerrë diskutimi dhe nuk arsyetoi kundërshtimin e deputetit, Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …