Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet një seancë solemne në shënim të 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë. Për nder të kësaj dite, është organizuar pritje shtetërore, ku përveç krerëve më të lartë të shtetit kanë pjesë edhe diplomatë të akredituar në Prishtinë. Në shënim të datës më të rëndësishme të vendit Kryetarin Thaçi dhe institucionet e Kosovës i kanë uruar: kryetari amerikan Donald Trump, Mbretëresha Elizabeta e Dytë e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, ambasadori i Britanisë, në Prishtinë Ruairí O’Connell e të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …