Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, e thirrur nga partitë opozitare. Kuvendi filloi seancën me një minutë heshtje në nderim të komandantit të parë të KFOR-it, gjeneralit, Majk Xhekson. Ashtu sikur edhe ditë më parë as sot, në këtë seancë, nuk kanë marrë pjesë deputetët e koalicionit të shumicës parlamentare. Para se të fillonte seanca deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vendosën kapela të zeza tek ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …