Sot në Kuvendin e Kosovës u zhvillua një debat i ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës lidhur me vdekjen në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor 2016 të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Shumica e deputetëve të opozitës kanë fajësuar organet shtetërore për këtë vdekje, shumë nga të cilët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministrave, Skënder Hyseni dhe Dhurata Hoxha. Deputetët e pozitës përgjithësisht kanë mbrojtur qëndrimin se Astrit Dehari ishte vetëvrarë.
