Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seancë plenare ku do të diskutohet për gjendjen pandemike dhe vaksinat

Sot në Kuvendin e Kosovës votohen pesë marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat vendit do t’i sjellin 200 milionë euro

Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat vendit do t’ia sjellin rreth 200 milionë euro. Për të arritur këtë, shumicës minimale në Kuvend do t’i dalë në krah edhe opozita. Në mënyrë që të sigurohet vota e mbi 81 deputetëve, aq sa nevojitet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i bllokojë ato. Ndërkaq “aleatja” e saj PDK ende nuk e ka definuar si do të veprojë gjatë seancës së kësaj jave. E në partinë e ish-kryeministrit Kurti shprehën se do t’i shtyjnë përpara edhe nismat legjislative, për cilat të zgjedhurit e popullit në këtë mandat kanë qenë të ngurtë. Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se në seancën plenare nuk do të veprojnë me qasjen bllokuese sikur partitë e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …