leoni

Kuvendi i Shqipërisë nesër voton projektrezolutën e PS-së që hedh poshtë raportin e Dik Martyt për trafik organesh nga UÇK-ja

Sot në Kuvendin e Shqipërisë edhe opozita do të votojë rezolutën kundër trillimeve të Dik Martit për UÇK-në

Opozita do të votojë pro rezolutës së Dick Martyt ditën e sotme në Kuvend. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PD-së Tritan Shehu. Ai tha se ashtu siç janë votuar të gjithë rezolutat e kohëve të fundit, do të votohet edhe e nesërmja, pavarësisht se në këndvështrimin e opozitës është gjysmake dhe e paplotë.  “Ata kanë sjellë një rezolutë, për dënimin e raportit të Dik Martit, që është një raport krejtësisht i falsifikuar, krejtësisht joreal, për të fshehur gjenocidin serb. Ideja jonë është kjo, të goditet genocidi serb në radhë të parë, pastaj elementët e tjerë. Megjitahtë po të them se sot do të votojmë pozitivisht asaj rezolute. Ne këtë gjë bëmë edhe me rezolutën për Ukrainën, e cila ishte shumë gjysmake, se nuk u dënua Rusia siç duhet dënuar dhe pas dy javësh ia thamë, ishte e tejkaluar. Bëmë të njëjtën gjë edhe për rezolutën kundër Srebrenicës, ku nuk dënoheshin serbët siç duheshin dënuar, por megjithatë e votuam sepse ishte një hap I vogël përpara. Kështu do të bëjmë edhe sot tha  Tritan Shehu.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …