Sot u zbuluan bustet e bashkëshortëve Hamit e Sala Jashari
Në lagjen Jashari, saktësisht në Kompleksin e Sala dhe Hamit Jasharit, në Prekaz u bë zbulimi i bustave të heronjëve Sala dhe Hamit Jashari. Familja e Hamit dhe Salë Jasharit ka qenë një emër i madh në historinë e luftës për liri në Kosovë. Nana e tyre, Salë Jashari, shquhej si qendër e UÇK-së.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura vlerësoi kontributin e familjes së Hamit dhe Salë Jasharit, duke e cilësuar atë si një simbol të guximit dhe përjetësimit në historinë e trevave shqiptare.
Komandanti i UÇK-së në ZOD, z. Ramush Haradinaj theksoi rëndësinë e familjes Jashari në historinë e UÇK-së, duke e quajtur ata një emblemë e luftës për liri.
Memli Krasniqi vuri në pah rëndësinë historike të Prekazit dhe kontributin e familjes Jashari në luftën për liri të Kosovës.
Fatmir Limaj vlerësoi rolin e nanës Salës dhe Hamit Jasharit si bashkëluftëtarë të UÇK-së, jo vetëm si individë të thjeshtë, por si simbole të lirisë.
Profesor Hamit Kaba, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, shpreh nderin për të qenë në Prekaz dhe për historinë që familja Jashari ka krijuar për Kosovën.
Enver Melyshi kryetar i bashkisë nga Mirdita, vlerëson veprën heroike të familjes Jashari, duke e quajtur atë një piedestal të heronjve.
Gjeneral Kudusi Lame vlerëson lirinë nga perspektiva e kullës së familjes Jashari, duke e cilësuar atë si një dimension të ri të lirisë.
Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së shprehu nderimin për historinë e familjes Jashari dhe për kontributin e tyre në lirinë e Kosovës.
Mbesa e Salës, Sala Jashari e cila ka trashëguar emrin e gjyshes, foli për kontributin e familjes për lirinë e vendit.
Në fund u bë zbulimi i busteve të bashkëshortëve Hamit e Sala Jashari, të punuar nga skulptori Agon Qosa.