leoni

Sot në malësinë e Zhegocit shënohet 21-vjetori i Betejës së UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut

Sot në malësinë e Zhegocit shënohet 21-vjetori i Betejës së UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut

15 prilli është përvjetori i Betejës së Zhegovcit, betejës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftës dhe sakrificës sublime që e bënë bijtë dhe bijat më të mirë të Zonës së Karadakut. Aty ranë dëshmorë: Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, Njazi Osmani, Sherif Sherifi, Enver Pacolli dhe 18 pjesëtarë të popullatës civile. Në ofensivën e Zhegovcit barbarët serbë kanë vrarë e kanë masakruar dhe 49 shqiptarë në fshatin Sllovi. Përvjetorët e kësaj beteje zakonisht janë manifestuar me aktivitete të shuma me demonstrim të respektit e nderimit ndaj dëshmorëve të kombit që ranë në heroikisht në frontin e luftës.  Ata do të përkujtohen e nderohen vazhdimisht por kësaj radhe në më formë tjetër pasi populli shqiptar si gjithë popujt tjerë të botës po ballafaqohet më një luftë pandemike. Prandaj nga aty ku jem do të përkulemi për nderim të dëshmorëve dhe të marrim obligim që edhe këtë luftë pandemike ta fitojmë më sa me pak humbje. Fitorja kërkon edhe disiplinë edhe përkushtim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …