Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 23 person ajanë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 16 raste të reja.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3906 raste, prej tyre 3678 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 141 raste.