Sot në Malishevë 23 të shëruar dhe 7 raste të reja me covid

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 23 persona janë shëruar nga covid dhe janë regjistruar 7 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4193 raste, prej tyre 3981 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 125 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …