Sot, në 22-vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët dhe heronjtë e kombit Ibrahim Mazreku, Milaim Beha, Ejup Kryeziu dhe Kujtim Krasniqi, të cilët më 2 qershor 1999, kanë rënë heroikisht në luftë për çlirimin e Kosovës. Në përkujtimin për dëshmorët, krahas familjareve dhe bashkëluftëtarëve, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtor dhe zyrtar komunal, zyrtarë të FSK-së, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë. Fillimisht janë bërë nderime pran bustit të Ibrahim Mazrekut në shkollën fillore në Malishevë, emrin e të cilit e mban shkolla, dhe më pas janë bërë nderime edhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, ku prehen trupat e katër dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …