Sot në Maqedoni do të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Votuesit shqiptarë ashtu si edhe në të gjitha zgjedhjet e deritanishme prej vitit 2001 edhe kësaj here janë të ndarë në disa parti dhe koalicione. Fushata elektorale në Maqedoni, është karakterizuar nga akuza të rënda mes partive politike, ndërsa tonet nacionaliste kanë qenë të pranishme gjatë të gjithë kohës. Muaj më parë ish-kryeministri Gruevski nën presionin e protestave kishte dhënë dorëheqjen me synimin për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të cilat po mbahen sot.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …