Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën. Me rastin e shënimit të kësaj dite, në Prishtinë mbahet diskutimi i hapur mbi kulturën e leximit të të rinjve, me rastin e publikimit të raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat e mesme të larta të Prishtinës”, ngjarje kjo e organizuar nga OJQ “ETEA”. Po ashtu, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit me një ngjarje të organizuar në amfiteatrin e madh të kësaj biblioteke. Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …